“Unë e vrava”- Detaje nga krimi m*kabër, gruaja u qëllua për vdekje në banesë nga bashkëshorti! Prokuroria: Autori me të kaluar kriminale! Çifti kishte 3 fëmijë

Apr 16, 2024 | 12:53
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga krimi makabër në Pejë, ku Gjyljeta Ukelli u qëllua për vdekje në banesë nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.

Edmond Lajqi1

Prokurori i krimeve të rënda në Pejë, Ersan Qavolli deklaroi se çifti janë prindër të 3 fëmijëve dhe se autori pas krimit të rëndë shkoi vetë në polici. Autori rezulton me të shkuar kriminale, po për dhunë në familje.

Ndërsa shtoi se fëmijët e tyre janë tek familjarët.

“Sigurisht që menjëherë e kemi bërë nxjerrjen e të kaluarës kriminale. Kemi informata që i njëjti ka pasur vepra të dhunës në familje për një rast të mëhershëm në vitin 2021. Fëmijët sigurisht që janë tek familjarët. Ata kanë pasur tre fëmijë. Duhet të jenë rreth moshës 45 vjeçare. Është dorëzuar vet menjëherë pas kryerjes së veprës penale”, tha Prokurori.

“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar një informacion për kryerjen e një vepre penale, vrasje e rëndë. Menjëherë së bashku me kryeprokurorin dhe zyrtarë e tjerë policor kemi dalur në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një vrasje makabre që ka ndodhur në qytetin e Pejës. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, si dhe i pandehuri është ndaluar për 48 orë. Po ashtu në kuadër të veprimeve hetimore, kemi lëshuar urdhrin për autopsinë e së ndjerës. Kemi dyshime fillestare mirëpo për momentin për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të lëshohemi më shumë lidhur me motivet. Edhe lidhur me këtë çështje gjatë fazës hetimore do të ju njoftojmë me kohë për të gjitha informatat që konsiderojmë që janë të rëndësishme për publikun, mirëpo në këtë fazë nuk mund të japim më shumë për mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe lidhur me gjendjen apo trupin e së ndjerës. Është rast shumë i ndjeshëm. Keni parasysh që kemi të bëjmë me privimin nga jeta të bashkëshortes së të pandehurit dhe nuk mund të japim më shumë informata lidhur me mënyrën apo se kush ka qenë prezent në vendin e ngjarjes.”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura