Ukraina dhe Rusia luftojnë rreth centralit bërthamor/ Forcat e Zelensky-it: Zmbrapsëm ushtarët e Putinit

Sep 2, 2022 | 21:13
SHPËRNDAJE

 

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se ka kryer sulme kundër pozicioneve ruse në rajonin rreth qytetit jugor Enerhodar pranë centralit bërthamor ku po punojnë ekspertët e OKB-së, raporton Reuters.

centraliii-500x283

Deklarata nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ishte i pazakontë, pasi ushtria rrallë jep detaje të objektivave specifike.

Ndërkaq, një ekip nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po mbledh të dhëna në stacionin e energjisë bërthamore të Zaporizhzhia, në buzë të Enerhodarit të pushtuar nga Rusia.

“Është konfirmuar se në rajonin rreth qyteteve Kherson dhe Enerhodar, sulmet e sakta nga forcat tona të armatosura shkatërruan tre sisteme artilerie të armikut, si dhe një depo me municion dhe deri në një kompani ushtarësh,” tha shtabi i përgjithshëm në një deklaratë. Postimi në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura