U shpall i vdekur pasi u zhduk në Alpe 6 vite më parë, miliarderi gjerman mund të jetojë fshehurazi në Moskë me të dashurën e tij! Lidhjet e biznesmenit me Rusinë

Apr 18, 2024 | 12:37
SHPËRNDAJE

Një miliarder që prej vitesh është shpallur i vdekur, dyshohet se jeton në Moskë me të dashurën e tij, raporton New York Post.

Karl Erivan Haub

Karl Erivan Haub, pronari dhe CEO i Tengelmann Group u zhduk më 7 prill 2018 teksa po bënte ski në Alpe. Kërkimet e shumta për biznesmenin, asokohe 58-vjeç, rezultuan të pasuksesshme dhe përfunduan pas gjashtë ditësh.

Në vitin 2021, biznesmeni i lindur në SHBA me prindër gjermanë u deklarua zyrtarisht i vdekur nga një gjykatë në Gjermani, sipas Seattle Times.

Sidoqoftë, kohët e fundit, Prokuroria në Këln urdhëroi një hetim mbi pretendimet se vëllai i Haub, Christian, dha informacion të rremë kur tha se kishte zero informacion që tregonte se vëllai i tij mund të ishte ende gjallë.

Hetimi pasoi një ankesë penale nga gazetarët e RTL që po investigonin zhdukjen e Haub, tha gazeta.

Një nga gazetaret, reporterja investigative Liv von Boetticher, i tha revistës Capital se ajo ishte në dijeni të fotove që supozohej se tregonin Haub në Moskë në vitin 2021, në të njëjtin vit që ai u shpall ligjërisht i vdekur.

“Me sa di unë, këto foto u morën në emër të Christian Haub dhe dy hetuesve të brendshëm që punonin për të nga një kompani izraelito-amerikane që kontrolloi sistemin e mbikëqyrjes biometrike në Moskë për imazhet e Karl-Erivan Haub,” shpjegoi ajo.

Koincidenca në pamje midis Haub dhe personit në imazhe ishte rreth 90%, sipas një raporti të revistës Stern nga marsi 2023 .

Bazuar në informacionin e saj, shpjegoi Boetticher, Christian Haub kishte akses në fotot kur “ai deklaroi nën betim në Gjykatën e Qarkut të Këlnit në maj 2021 se ai nuk kishte ‘asnjë provë të besueshme’ që vëllai i tij ishte ende gjallë”.

Boetticher këmbënguli se ka “prova të forta që [Karl-Erivan Haub] mund ta kishte shkaktuar zhdukjen e tij qëllimisht dhe se të paktën disa pjesë të familjes së tij ishin në dijeni për këtë dhe e mbajtën këtë sekret nga Gjykata e Qarkut të Këlnit dhe publike.”

Haub, i cili lindi nga prindër gjermanë në Tacoma, Uashington dhe i shkolluar në Zvicër, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë të rritur në kohën e zhdukjes së tij.

Provat e fundit, megjithatë, sugjeruan se ai mund të ketë nisur një romancë me një vajzë të re në Rusi, tha Boetticher për Capital.

“Kishte një të dashur me të cilin ai kishte kontakte të shpeshta telefonike para zhdukjes së tij dhe që është në kontakt me shërbimin sekret të brendshëm rus FSB,” tha ajo.

Thashethemet për Haub dhe të dashurën e tij të pretenduar, Veronika Ermilova, kanë qarkulluar që rreth vitit 2020, kur gruaja e tij, Katrin, u përplas publikisht me kunetërit e saj, raportoi Times.

Haub dyshohet i ra numrit të telefonit të Erminolca-s 13 herë tre ditë para zhdukjes së tij, shtoi Times, duke cituar RTL.

Miliarderi gjithashtu u përfol se kishte një pasaportë ruse përveç shtetësisë së tij amerikane dhe gjermane, tha media.

Kishte gjithashtu spekulime se miliona euro në fondet e Tengelmann ishin derdhur në Rusi midis 2010 dhe 2015. Haub u zhduk vetëm një muaj pas vdekjes së babait të tij, Erivan Haub.

Në kohën e vdekjes së tij, Haub kishte një pasuri rreth 6.4 miliardë dollarë, sipas Forbes. Boetticher tregoi se arsyeja e zhdukjes së Karl-Erivan Haub mund të lidhet me marrëdhëniet e biznesit.

“Dyshimi ynë është se marrëdhëniet me Rusinë ose me partnerët e biznesit rusë mund ta kenë vënë Karl-Erivan në telashe në botën perëndimore,” sugjeroi gazetari për Capital.

Christian Haub mori përsipër Grupin Tengelmann si CEO i vetëm pak pasi vëllai i tij i madh u zhduk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura