Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Parkun e Butrintit, reagon UNESCO: Shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore

May 1, 2024 | 13:47
SHPËRNDAJE

UNESCO ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi marrëveshjen e qeverisë shqiptare me instituti shqiptaro-amerikan për menaxhimin e Butrintit.

butrinti

Në reagim, drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Lazare Eloundou Assomo, thotë se po e monitorojnë nga afër gjendjen e ruajtjes së mbrojtjes së Trashëgimisë Botërore.

Ndër të tjera thuhet se shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, në korrik.

Reagimi i UNESCO  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Butrintin

Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se ky komitet është duke monitoruar nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore ‘Butrint’.

Këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.

Të shpresojmë që ky hap i ndërmarrë nga UNESCO të mos i paraprijë vendosjes së Butrintit në listën e pasurive botërore në rrezik.

438253936_850896573749200_3203467380554702028_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura