U rikthye pas një dëmtimi të gjatë, Spinacola: Fitore e madhe, meritë kanë edhe shqiptarët!

May 26, 2022 | 11:05
SHPËRNDAJE

Një vit më parë shpallej kampion Europe me paterica, ndërsa tashmë fati i kthen reston, në kuptimin më të mirë të fjalës. Leonardo Spinacola mezi mbante lotët pas ndeshjes së djeshme në Tiranë, ku Roma fitoi ndaj Fejnordit 1-0. Pas suksesit të arritur me fanellën verdhekuqe duke fituar Ligën e Konferencës, Spinacola foli për të përditshmen “Corriere dello Sport”, duke treguar emocionet e finales.

SPINACOLA

“Roma është kampione dhe kjo është ajo që ka më tepër rëndësi për mua. Po mundohemi të shijojmë këtë publik të mrekullueshëm.

Tifozët për mua kanë qenë vendimtarë që kur u dëmtova, por edhe në muajin e fundit që nisa të shijoja fushën.

Janë fantastikë si gjithmonë, por duhet të përgëzoj edhe shokët e skuadrës sepse luftuan në çdo pëllëmbë të fushës për të arritur suksesin në këtë finale kaq të rëndësishme për të gjithë ambientin romanit”, deklaroi lojtari i krahut të majtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura