U pushkatua nga regjimi, deputetja e PD përkujton 109-vjetorin e lindjes së biologes Sabiha Kasimatit: Hodhi themelet e shkencës moderne në vend

Sep 15, 2021 | 9:50
SHPËRNDAJE

sabihakasimati

Sot shënohet 109-vjetori i lindjes së Sabiha Kasimatit, biologes dhe shkencëtares së parë shqiptare e cila u pushkatua në vitin 1951 pas ngjarjes së shpërthimit të bombës në ambasadën sovjetike.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmes një postimi në Facebook, shkruan se jeta e saj është një shembull përkushtimi dhe tragjedia që kaloi na kujton se si regjimet vrasin dijen dhe guximin.

Tabaku thotë se Kasimati hodhi themelet e shkencës modern në kombin tonë dhe duhet të kishte një vend më të madh në shoqërinë tonë.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Perkujtojmë sot 109 vjetorin e lindjes së zonjës së nderuar Sabiha Kasimati. Shkencëtares së parë zonjë. Jeta e saj është një shembull përkushtimit dhe tragjedia që ajo kaloi shembull se si regjimet vrasin dijen dhe guximin.

Përkushtimi saj, dashuria karshi vendit dhe shkencës janë shembull i forcës që një zonjë ka për të hedhur themelet e shkencës moderne në kombin tonë. Ajo duhet të kishte një vend edhe më të madh në shoqërinë  tonë.

Jeta e saj dhe mbi të gjitha vepra janë tregues për rolin e zonjave dhe grave në shkencë e shoqëri. Një shembull që shpesh ua kujtoj fqmijëve të mi, sidomos vajzave që sot kuptojnë dhe dëgjojnë më me kujdes.  I përhershëm qoftë kujtimi nderuar për shkencëtaren zonjën Sabiha Kasimati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura