EMRI/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari në Fier

Mar 27, 2024 | 22:11
SHPËRNDAJE

Gjatë mbrëmjes së sotme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në qytetin e Fierit.

fIERR

Një automjet tip “Fouristradë” përplasi një këmbësor, i cili mori dëmtime të rënda dhe u transportua menjeherë në spital.

LEXO EDHE: Aksident në Fier/ “Fouristrada” përplas këmbësorin, i lënduari në gjendje të rëndë për jetën

Policia njofton se 50-vjeçari, Dritan Gjinaj nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat nga policia, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura