Aksident në Fier/ “Fouristrada” përplas këmbësorin, i lënduari në gjendje të rëndë për jetën

Mar 27, 2024 | 21:52
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë.

GFIer

Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit.

Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura