U konfirmua në detyrë nga KPK/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Natasha Prifti: Vendimi është…

Sep 23, 2021 | 16:40
SHPËRNDAJE

natashaprifti

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Lushnjes, Natasha Prifti nga shkalla e parë e vettingut.

Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Natasha Prifti.

Në njoftimin zyrtar, institucioni i Komisionerit Publik bën me dije se vendimi për konfirmimin e prokurores është i cënueshëm dhe ka shkaqe ligjore që duhen rishqyrtuar nga shkalla e dytë e vettingut.

Njoftimi i Komisionerit Publik:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 392, datë 28.5.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Natasha Prifti (Shallapi), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnjë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi vendimin nr. 392/2021 dhe aktet shoqëruese të tij, bazuar në Rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), çmon se vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe, në përfundim të gjykimit, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 392, datë 28.5.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Natasha Prifti (Shallapi).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura