U infektua nga koronavirusi dhe u vetëizolua, Florian Binaj tregon çfarë po ndodh me të tani. Përgjigja e tamponit i del…

Jun 29, 2020 | 12:17
SHPËRNDAJE

Florian Binaj “shpëton” nga koronavirusi. Pak ditë pasi dha vetë lajmin se ishte infektuar me Covid-19 dhe ishte vetëkarantinuar, aktori i humorit ka shkruar në rrjetet sociale lajmin se tashmë ai e ka kaluar situatën dhe rezulton negativ.

flor binah

“Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, ka shkruar Flori.

Aktori tregoi për ndjekësit në Instagram disa ditë më parë se nuk ka pasur asnje simptome dhe asnje shqetesim.

Ja deklarata e Florit kur dha lajmin se ishte prekur nga Koronavirusi:

Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19. Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.

Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…

pjimage (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura