U fsheh në bagazh për të hyrë në Britani, kapet në Spanjë shqiptari

Oct 9, 2015 | 20:02
SHPËRNDAJE

Policia spanjolle ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili po tentonte të hynte ilegalisht në Birtani. Ai është gjetur i fshehur në një makinë e cila po priste që të nisej me traget për në Mbretërinë e Bashkuar

Policia spanjolle e gjeti emigrantin shqiptar të fshehur në bagazhin e automjetit që ishte gati të hipte në një traget në portin verior të Santander, të enjten, që shkonte për Britaninë.

Zyrtarët nisën të dyshonin gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve. Sipas deklaratës së policisë, efektivët nisën të kryenin një inspektim të hollësishëm “makinës në fjalë dhe gjeti një shtetas shqiptar, në bagazhin e automjetit”.

Lajmi ne mediat e huaja
Lajmi ne mediat e huaja

Policia arrestoi shoferen femër të makinës, një shtetase spanjolle nga provinca veriore e Guipuzcoa.

Autoritetet spanjolle kanë rritur kontrollet e tyre në portin e Santander pasi policia gjeti në mars dy burra shqiptarë të fshehur në bagazhin e një makine që po përpiqej të hipte në një traget për në Britani.

Porti i Santander ka shërbim të rregullt tragetesh në Plymouth dhe Portsmouth për në Angli, por, ndryshe nga porti verior francez i Calais, nuk është bërë një pikë e fortë për emigrantët që përpiqen të hyjnë në Britani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura