U filmua duke kryer korrupsion në Prokurorinë e Tiranës, lihet në burg avokatja Lepenica

Sep 23, 2018 | 12:09
SHPËRNDAJE

Pas zbulimit të një rasti korrupsioni në Prokurorinë e Tiranës, ku për ndryshimin e akuzës së një të pandehuri kërkohej 2 mijë euro është dhënë sot masa arrest me burg për avokaten Donada Lepenica, bën me dije Report Tv.

Po ashtu është dhënë masa “arrest me burg” për shtetasin Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa për bashkëshortjen e tij Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë është dhënë masa ‘arrest shtëpie’.

Lepenica sipas policisë është filmuar në ambientet e Prokurorisë teksa jepte ryshfet prokurorit.

EMRAT/ “Ndërmjetësi” lë në burg avokaten nga Tirana dhe dy të tjerë. Policia jep detajet

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë ben me dije se jane ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për nje avokate nga Tirana dhe dy persona te tjere ne akuze per korrupsion aktiv te Gjyqtarit, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim.

krimet-e-renda

Sipas policise, mesohet se Krimet e Rënda kane caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit:

– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )

– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë

– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë

Njoftimi i plote 

Vepra penale në ngarkim të tyre “Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 319/25 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit :

– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )

– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë

– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë

Për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura