U ekzekutua me 3 plumba pasi u torturua, vrasësi i shqiptarit një 30-vjeçar italian! Dëshminë kontradiktore e “tradhtuan”, si pranoi krimin pas…

Sep 7, 2022 | 18:35
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka vendosur në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit, Fatmir Ara në San Carlo Canavese.

fatmir ara

30-vjeçari italian është arrestuar mbrëmjen e së martës, pasi policia hetoi qindra orë filmime në kamerat e sigurisë përreth zonës ku u gjet trupi i viktimës.

I dyshuari ka ndryshuar disa herë versionin e tij të ngjarjes para hetuesve derisa ka pranuar krimin, duke dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, i hedhur larg nga vendi ku ndodhi vrasja, dorezat e përdorura për ekzekutimin e shqiptarit dhe armën.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse 30-vjeçari italian veproi i vetëm apo kishte bashkëpunëtorë.

Fatmir Ara, 43-vjeçari shqiptar, i gjetur pasditen e së shtunës pa shenja jetë në fshatin San Carlo, sipas autopsisë u vra me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Ai u ekzekutua me armë gjahu dhe para krimit u dhunua nga autori.

Ara ishte vrarë të premten, një ditë para se të gjendej trupi i tij i pajetë. Ai u zhduk mëngjesin e së premtes pasi u nis për të shkuar në punë dhe nuk u kthye më në shtëpi, ku ndodhej edhe në arrest shtëpiak.

Bashkëjetuesja e tij, me të cilën kishte dy fëmijë, denoncoi zhdukjen e tij mëngjesin e së shtunës. Trupi i pajetë u gjet pasdite në një fushë në zonën Ronchi-Ceretti. Ai kishte me vete dokumentet dhe kuletën dhe jo shumë larg viktimës u gjet makina e tij.

Fatmir Ara ka pasur disa probleme me sistemin e drejtësisë, është dënuar për armëmbajtje pa leje, ishte denoncuar për keqtrajtim dhe ishte arrestuar në vitin 2020 i akuzuar për drejtimin e një rrjeti droge që, sipas hetuesve, furnizonte sheshin e Ciriès. Nga e kaluara e tij nisën hetimet e karabinierëve dhe nuk përjashtohet pista që të jetë vrarë për larje hesapesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura