U arrestua pas sekuestrimit të pallatit 2 milionë eurosh, kush është “sheiku” i Shkodrës që OFL i nisi formularin. Emri i tij u përfol edhe për fshehje në makinën e ish deputetit

Feb 10, 2020 | 11:56
SHPËRNDAJE

planaj-2

Bardhok Pllanaj është personi për të cilin agjentja e Forca e Ligjit tha sot se i është dërguar formulari për të justifikuar pasurinë, raporton News24.

I njohur si ‘Sheiku’ i Shkodrës, Pllanaj u arrestua pak vite më parë pasi ishte “bërë sekuestro preventive e një pallati 10 katesh me vlerën 2 milion euro”, thoshte policia asokohe.

Ndërtesa me vlerë 2 milionë euro dyshohej se ishte financuar nga të ardhura që mund të kenë burim aktivitet kriminal që ka kryer ky shtetas më parë.

“Lëshimi i urdhrit të arrestimit të tij nga Gjykata e Shkodrës është bërë për tri veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”.

Prokuroria në bashkëpunim me Policinë prej disa muajsh kishin nisur hetime për 44-vjeçarin, i cili tri vite më parë ishte pjesë dhe e debateve politike në vend, pasi i shpëtoi arrestimit në vitin 2015 duke u fshehur në makinën e ish-deputetit, Mark Frroku. Përveç kësaj, në fund të vitit 2014 biznesmeni u shpall në kërkim për sasinë rekord të lëndës narkotike prej 800 kg kanabis sativa të kapur në Lagunën e Vilunit në Lezhë, që kishte si destinacion Malin e Zi”, shkruante Panorama në vitin 2018.

LEXONI EDHE :

http://www.panorama.com.al/ishte-ne-arrest-shtepie-por-udheton-nga-shkodra-ne-lushnje-arrestohet-nga-policia-bardhok-planaj-iu-sekuestrua-pallati-2-mln-eurosh/

http://www.panorama.com.al/arrestimi-i-bujshem-i-biznesmenit-nga-qelia-perfundon-ne-spital/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura