“Këshilltarët e opozitës nuk lejohet të futen brenda dhe të marrin informacion”- Protesta për dosjen 5D/ Këlliçi: Nuk do të ndalemi në aksionin tonë

Apr 26, 2024 | 11:32
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi gjatë protestës për dosjen 5D që çoi në pranga drejtorë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë, është shprehur se këshilltarët e opozitës nuk lejohet të futen brenda dhe të marrin informacion.

kellici

Belind Këlliçi: “Minimalja është dorëheqja e kryetarit të Bashkisë dhe dërgimi i tij para drejtësisë. Ta hetojë drejtësia nëse ka rol në dosjen 5D dhe inceneratorit. Është java e katërt, por nuk do të ndalemi në aksionin tonë, derisa të ketë reflektim nga organet e drejtësisë.

Kërkojmë që këshilltarët e opozitës të futen dhe të marrin informacion për kërkesat e tyre, dhe për transparencë, ende sot që flasim këshilltarët bashkiak të opozitës, të zgjedhur me votë nga qytetarët nuk lejohet të futen brenda në bashki. Kjo histori nuk vazhdon dot kështu, kërkojmë një audit ndërkombëtar të paanshëm për të pasur një qasje të plotë qytetarët në lidhje me financat dhe buxhetin e Bashkisë. Menaxhon 350 mln euro buxhet në vit. Qytetarët duhet të dinë ku kanë vajtur taksat e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura