Ishte në arrest shtëpie, por udhëton nga Shkodra në Lushnje. Arrestohet nga policia Bardhok Planaj, iu sekuestrua pallati 2 mln eurosh

Oct 29, 2019 | 17:08
SHPËRNDAJE

Ishte vendosur nën arrest shtëpie në qytetin e Shkodrës, arrestohet nga policia në Lushnjë.planaj-2

Bardhok Planaj, është arrestuar në Lushnjë mesditën e sotme pas informacionit të marrë nga Policia e Shkodrës se Planaj kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Më datë 03.12.2018 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër është lëshuar urdhër-ekzekutimi në bazë të vendimit penal nr.1168, datë 29.11.2018, në të cilin është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Bardhok Planaj për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave dhe stampave” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. Është bërë sekuestro preventive e një pallati 10 katesh me vlerën 2 milion euro”, sqaron Policia.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontroll në banesën e tij por Planaj nuk u gjet. Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës bëri kapjen dhe arrestimin në qytetin e Lushnjës të shtetasit Bardhok Planaj, për veprën penale  “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura