Turqia regjistron rekord të rasteve të reja me koronavirus! Mbi 80 mijë të infektuar në 24 orë

Jan 27, 2022 | 20:32
SHPËRNDAJE

Turqia ka regjistruar 82,180 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve.

koronavirusi

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, kjo është shifra më e lartë prej fillimit të pandemisë.

Të dhënat tregojnë se janë regjistruar edhe 174 vdekje nga koronavirusi.

Në fund të dhjetorit të vitit 2021, rastet ditore ishin rreth 20,000, para rritjes së infeksioneve me variantin Omicron.

“Punonjësit shëndetësorë janë në vendet e tyre të punës. Nëse e keni kohën për të marrë dozën përforcuese, mos u dorëzoni para vështirësive të shkaktuara nga moti i ligë”, tha ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca në Twitter./ Marrë nga REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura