“Turp të kesh, një mysliman nuk pozon me një femër kështu”, Salah merr lumë kritikash pas…

Oct 21, 2019 | 21:48
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah, para disa ditësh  ka dalë në kopertinën e revistës  “GQ Middle East”, duke pozuar në krah të modeles brazilane të Victoria Secret, Alesandra Korine Ambrozio.

1804641-1314385908

Ky photoshoot duket se ka sjellë shumë polemiKa në Egjipt dhe jo vetëm. Salah është një mysliman i devotshëm dhe këtë gjë e tregon sa herë shënon gol duke u falur, por edhe gjatë jetës së tij të përditshme.

Kështu që reagimet nga muslimanët radikalë kanë qenë disi të ashpra. Në rrjetet sociale ata kanë shprehur mospëlqimin e këtyre fotografive që kanë bërë xhiron në rrjet.

1804646-671915391

“Të të vijë turp, një mysliman nuk pozon me një femër kështu”, “Skandal Publik”, “Imagjinoni nëse një grua mulsimane e bëntë këtë gjë”, kanë qenë disa nga komentet kundër Salahut.

Duket se ylli egjiptian me këto foto ka bërë një figurë të keqe në Lindjen e Mesme, që nuk i fal lehtë këto raste.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura