Tregu i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor, Konfindustria: Favorizohet Serbia

Jul 16, 2017 | 10:20
SHPËRNDAJE

Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku thote se “Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të kujdesshme në zbatimin e nismës së fundit të Bashkimit Europian për krijimin e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, të vendosur në takimin e nivelit të lartë në Trieste-Itali.”

samiti-triestes

Deklarata e plotë:

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të kujdesshme në zbatimin e nismës së fundit të Bashkimit Europian për krijimin e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, të vendosur në takimin e nivelit të lartë në Trieste-Itali.

Krijimi i Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor është e vështirë të jetë e suksesshme, nëse nuk mbahet parasysh se roli i BE duhet të mbeëhtetet para se gjithash në parimin e paanësisë dhe mosfavorizimit të asnjë prej 6 shteteve anëtare. Sa më sipër duhet të shprehet edhe në shpërndarjen e investimeve prej 1 miliard euro të premtuara në mënyrë, që të zbuten ndryshimet e thella të sotme në infrastrukture dhe ekonomi ndërmjet vendeve të Rajonit

Kihet parasysh, se tashmë prej vitit 2013 në krye të Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal/KBR është Ministri i Jashtëm serb i Ish Jugosllavisë. Në takimin e Triestes pikërisht KBR ju ngarkua nga BE edhe detyra strategjike e mbikqyrjes së zbatimit të krijimit të Tregut te Perbashket te Rajonit, përvec detyrave të deritashme për ecurinë e zbatimit të marrëveshjes tregtare pothuajse të deshtuar CEFTA, etj.

Eshte e qartë, se në kushtet e sotme Serbia për shkak të shumë rrethanave infrastrukturore, ekonomike dhe financiare të trashëguara do të jetë në kushte shumë më të favorshme sesa shtetet e tjera të Rajonit në Tregun e Përbashkët të propozuar në Trieste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura