Tre persona tentojnë të vjedhin naftë në një pus në Marinzë, qëllojnë në drejtim të rojes, arrestohen (FOTO)

Apr 21, 2015 | 12:56
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Tre persona të armatosur kanë tentuar të vjedhin naftë në një nga puset e kompanisë “Bankers” në Marinzë të Fierit. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Bëhet me dije se roja i pusit është vënë në ndjekje të 3 personave dhe këta të fundit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. 

Sende të sekuestruara

“Panorama Online” mësoi se nga të shtënat nuk ka pasur persona të plagosur.

Policia identifikon dhe godet bandën e hajdutëve   

6 persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit me akuzën e vjedhjes dhe vjedhjeve me armë.

Të arrestuarit janë: Artur Braçe, 28 vjeç; Denis Hajdini, 19 vjeç; Kreshnik Braçe, 27 vjeç; Ilir Rama, 36 vjeç; Dervish Hyseni, 19 vjeç dhe Lavdimir Xhaferri, 34 vjeç. 

Policia tha se po ndiqen në gjendje të lirë dy persona: A. Ç., 60 vjeç dhe Artan Belulaj, 44 vjeç.

“Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin gjatë periudhës kohore Tetor-2014- Mars-2015 kryesisht në zonën naft mbjatëse Marinëz-Zharrës Fier, kanë kryer një sërë vjedhjesh me armë dhe vjedhje te tjera në dëm të kompanive të naftes Bankers, Albetrol dhe subjekte private”, tha policia. Mes të cilave edhe vjedhje me armë e mbetur në tentative e ndodhur ne date 20.04.2015 në puset e naftës në Marinez, Fier më dëm të kompanisë Bankers.

Armë e sekuestruar

Policia ka sekuetruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri model 56 tip kallashnikov ,14 fishek luftarak, 2 gëzhoja model 56; 9 bimë narkotike të dyshuara të llojit Canabis Sativa; 21 fuçi të mbushura me vaj lubrifikant me nje total 40.000 litra; 150 kg tel bakri; 120 kg boje plastike Alpin; 1 automjet Benc Mercedes fugon me targë AA341DE  fugon; 1 automjet Passat me targë  AA 077AK; Veshmbathje kamuflamshi të përdoruar gjatë vjedhjeve; 6 aparate telefonash, si dhe vegla pune dhe sende të tjera të vjedhura me parë. 

Sende të sekuestruara

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura