Trajneri i Leçes me elozhe për talentin shqiptar: Kam vlerësim të lartë nga pikëpamja futbollistike

Apr 26, 2024 | 15:46
SHPËRNDAJE

Leçe këtë sezon duket se po shkon më e qetë se zakonisht drejt mbijetesës në Serinë A, pasi ka marrë disa rezultate të mira me trajnerin Luka Goti. Ndaj edhe ky i fundit ka mundësinë që në ndeshjet që mbeten deri në mbyllje të kampionatit, të provojë disa të rinj të talentuar mes lojtarëve me eksperiencë.

medon berisha

Një prej tyre është edhe mesfushori i Shpresave kuqezi, Medon Berisha, i cili ka luajtur disa minuta në radhët e ekipit dhe ka dhënë sinjale mjaft të mira me klubin e Serisë A.

I pyetur sot në konferencë për shtyp rreth Berishës, trajneri nuk ka ngurruar të shprehë vlerësimin e tij për futbollistin shqiptar.

“E cilësoj një djalosh me shumë perspektivë. Është 21 vjeç, nuk është i ri si moshë, por i ri si rrugëtim. Duhet që ne t’i mundësojmë të bëjë rrugëtimin e duhur, që të bëhet një rreth virtuoz. Duhet të lexoj situatat edhe për rrugëtimin individual të djemve. E përsërit që kam vlerësim shumë të lartë nga pikëpamja futbollistike”, tha Goti para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura