Tragjedi në garën me makina në Gjermani, vritet një spektator (VIDEO)

Mar 28, 2015 | 22:00
SHPËRNDAJE

Një spektator ka mbetur i vrarë gjatë një aksidenti horror në një garë në Nurburgring në Gjermani, pasi një makinë me shofer britanik, u përplas mbi barrierën e sigurisë dhe goditi turmën.

Pamje nga aksidenti

Jann Mardenborough humbi kontrollin e mjetit në pistë dhe u përplas fatalisht me spektatorin.

Shoferi 23-vjeçari nga u dërgua në spital për kontrolle, ndërsa disa spektatorë mbetën gjithashtu të plagosur.

Organizatorët e VLN1 lëshuan një deklaratë duke thënë se ata ishin “thellësisht të trishtuar” dhe “mendimet e tyre ishin me familjet dhe miqtë e viktimave”. Gara u pezullua pas ngjarjes së rëndë.

Video është përhapur si virus në internet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura