Tragjedi në ajër/ Rrëzohet aeroplani i ushtrisë greke, nuk dihet fati i pilotit

Aug 28, 2018 | 11:27
SHPËRNDAJE

Ka perfunduar ne tragjedi një fluturim trajnues i ushtrisë greke ne Greqi, pasi mediat vendase raportojne se aeroplani T-2 i ushtrisë është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor 7 milje në veri të Spartës në Peloponez.

Mesohet se dy pilotët janë hedhur nga aeroplani sapo ai pësoi avari.

airplane_mesa-933x445

Bashkëpiloti është gjetur gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, por piloti rezulton ende i zhdukur. Kane nisur menjehere kërkimet për gjetjen e tij. Shkaqet që çuan në rrëzimin e aeroplanit janë të paqarta.

Në zonën ku ka ndodhur aksidenti ajror janë duke kërkuar një avion dhe dy helikopterë nga ajri.

Ndërsa në terren janë angazhuar forcat e zjarrfikëses dhe personeli i Forcave Ajrore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura