Topi prezanton ekipin e FRD: Ndjesë që s’e ndaluam Berishën

Nov 3, 2012 | 12:25
SHPËRNDAJE
Topi me drejtuesit e departamenteve në FRD

Kryetari i FRD-së prezanton drejtuesit e 19 departamenteve që do të hartojnë programin për zgjedhjet.

“Kjo na bën dyfish më të motivuar për të rikthyer aspiratat e ‘90″

Fryma e Re Demokratike ka prezantuar dje drejtuesit e 19 departamenteve, të cilët do të hartojnë edhe programin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  Në fjalën e tij përpara se të prezantohej ekipi i FRD-së, kryetari i kësaj partie, Bamir Topi, kërkoi ndjesë në emër të drejtuesve të kësaj partie që nuk arritën të parandalonin marrjen peng të politikës dhe institucioneve. “Kjo krenari dhe e vërtetë e madhe nuk na pengon që sot ne t’u kërkojmë qytetarëve ndjesë publike që nuk arritëm të bëjmë më shumë në ato vite për parandalimin e së keqes që ka marrë peng politikën, institucionet, ekonominë dhe jetën publike, siç jemi të ndërgjegjshëm se kjo na bën dyfish të angazhuar dhe të vendosur që sot, në kuadër të jetës dhe konkurrencës politike, të punojmë pa u lodhur, me energjitë dhe përvojën e fituar, për të rikthyer vlerat e demokracisë dhe aspiratat për të cilat hymë në politikë në fillim të viteve ‘90 dhe që sot janë jetike për bashkimin tonë të vonuar me Europën”, u shpreh ish-kryetari i shtetit gjatë ceremonisë së djeshme. Ai tha se FRD-ja nuk ka asgjë personale me Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Edi Rama, por shtoi se vizioni i kësaj force politike ndryshon shumë prej këtyre dy partive. “Ne duam t’ju themi sot njëherë e mirë se FRD-ja nuk është dhe nuk mund të jetë në aleancë elektorale me asnjërën parti të vjetër politike, duke i konsideruar ato dy anët e së njëjtës mollë të kalbur, përgjegjëse direkte të keqqeverisjes së vendit dhe zhgënjimit masiv të qytetarëve te sistemi politik. Ne jemi dhe do të jemi në aleancë besnike vetëm me qytetarët, me ata që besojnë si ne, se ky vend mund e duhet të bëhet, se këtu kemi lindur dhe do të rrisim fëmijët tanë, se Europa nuk arrihet duke emigruar, por duke e bërë vendin tonë të denjë për standardet e jetës, shtetit dhe demokracisë europiane”, u shpreh më tej Topi.
Departamentet
Ashtu siç kishte njoftuar edhe pak javë më parë, FRD-ja ka përzgjedhur ekipin që do të drejtojë fushat kryesore të programit të kësaj partie. Në listën e publikuar dje nga kryetari Bamir Topi bie në sy emri i ish-ambasadorit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Aleksandër Sallabanda, i cili do të drejtojë Departamentin e Shëndetësisë; ish-sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko, do të drejtojë Departamentin e Bujqësisë dhe Ushqimit, ndërsa ish zv.ministri i Punëve Publike, Stavri Ristani, do të udhëheqë Departamentin e Infrastrukturës, Rregullimit të Territorit dhe Transporteve. “Të gjithë ne që kaluam një përvojë të tillë besuam në politikën e moralshme dhe parimet politike që jetësuan pluralizmin politik më 1990-n. Ne besuam se gabimet politike vijnë nga mungesa e përvojës dhe se PD do të kishte të gjithë mekanizmat e nevojshëm, institucionet e brendshme të fjalës dhe konkurrencës, për të shmangur çdo formë të deformimit në misionin, funksionin dhe aktivitetin e saj politik. Ne refuzuam ofertat për komoditet personal të pushtetit dhe zgjodhëm të përballemi me të, si rruga më e mirë për të respektuar veten, mbështetësit, integritetin dhe bindjet tona politike”, u shpreh Topi në fjalën e tij.

Departamentet e FRD
–    Alketa Çoçka Mati- Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë
–    Mirela Bogdani- Departamenti i Integrimit Europian
–    Edmond Dragoti- Departamenti i Arsimit dhe Shkencës
–    Aleksandër Sallabanda- Departamenti i Shëndetësisë
–    Edlira Gjoni- Departamenti i Marrëdhënieve Publike dhe Medias
–    Andi Seferi- Departamenti i Politikave të Administratës Publike, të Decentralizimit dhe Pushtetit Vendor
–    Edlira Abazi- Departamenti i Çështjeve Kushtetuese, Ligjore dhe i Politikave të Institucioneve të Pavarura
–    Bedri Blloshmi- Departamenti i ish-të Përndjekurve Politikë
–    Arjola Tola Tabaku- Departamenti i Çështjeve të Pronësisë
–    Alfred Cako- Departamenti i Politikave Ekonomike, Burimeve Natyrore dhe Pasurive Kombëtare
–    Gerta Gumeni- Departamenti i Politikave Financiare dhe Rregullimit të Tregjeve
–    Mimoza Preku- Departamenti i Marrëdhënieve me Biznesin
–    Stavri Ristani- Departamenti i Infrastrukturës, Rregullimit të Territorit dhe Transporteve
–    Aleksandër Flloko- Departamenti i Bujqësisë dhe Ushqimit
–    Agron Xoxa- Departamenti i Politikave të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
–    Kliton Zguri dhe Edlira Seferi Sheta- Departamenti i Çështjeve Sociale dhe Shoqërisë Civile
–    Lisandër Saraçi- Departamenti i Diasporës dhe Emigracionit
–    Klajdi Mati- Departamenti i Çështjeve të Sigurisë Kombëtare
–    Fisnik Brovina- Departamenti i Turizmit

ADI SHKEMBI

Në fjalën e tij përpara se të prezantohej ekipi i FRD-së, kryetari i kësaj partie, Bamir Topi, kërkoi ndjesë në emër të drejtuesve të kësaj partie që nuk arritën të parandalonin marrjen peng të politikës dhe institucioneve. “Kjo krenari dhe e vërtetë e madhe nuk na pengon që sot ne t’u kërkojmë qytetarëve ndjesë publike që nuk arritëm të bëjmë më shumë në ato vite për parandalimin e së keqes që ka marrë peng politikën, institucionet, ekonominë dhe jetën publike, siç jemi të ndërgjegjshëm se kjo na bën dyfish të angazhuar dhe të vendosur që sot, në kuadër të jetës dhe konkurrencës politike, të punojmë pa u lodhur, me energjitë dhe përvojën e fituar, për të rikthyer vlerat e demokracisë dhe aspiratat për të cilat hymë në politikë në fillim të viteve ‘90 dhe që sot janë jetike për bashkimin tonë të vonuar me Europën”, u shpreh ish-kryetari i shtetit gjatë ceremonisë së djeshme. Ai tha se FRD-ja nuk ka asgjë personale me Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Edi Rama, por shtoi se vizioni i kësaj force politike ndryshon shumë prej këtyre dy partive. “Ne duam t’ju themi sot njëherë e mirë se FRD-ja nuk është dhe nuk mund të jetë në aleancë elektorale me asnjërën parti të vjetër politike, duke i konsideruar ato dy anët e së njëjtës mollë të kalbur, përgjegjëse direkte të keqqeverisjes së vendit dhe zhgënjimit masiv të qytetarëve te sistemi politik. Ne jemi dhe do të jemi në aleancë besnike vetëm me qytetarët, me ata që besojnë si ne, se ky vend mund e duhet të bëhet, se këtu kemi lindur dhe do të rrisim fëmijët tanë, se Europa nuk arrihet duke emigruar, por duke e bërë vendin tonë të denjë për standardet e jetës, shtetit dhe demokracisë europiane”, u shpreh më tej Topi.
Departamentet
Ashtu siç kishte njoftuar edhe pak javë më parë, FRD-ja ka përzgjedhur ekipin që do të drejtojë fushat kryesore të programit të kësaj partie. Në listën e publikuar dje nga kryetari Bamir Topi bie në sy emri i ish-ambasadorit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Aleksandër Sallabanda, i cili do të drejtojë Departamentin e Shëndetësisë; ish-sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko, do të drejtojë Departamentin e Bujqësisë dhe Ushqimit, ndërsa ish zv.ministri i Punëve Publike, Stavri Ristani, do të udhëheqë Departamentin e Infrastrukturës, Rregullimit të Territorit dhe Transporteve. “Të gjithë ne që kaluam një përvojë të tillë besuam në politikën e moralshme dhe parimet politike që jetësuan pluralizmin politik më 1990-n. Ne besuam se gabimet politike vijnë nga mungesa e përvojës dhe se PD do të kishte të gjithë mekanizmat e nevojshëm, institucionet e brendshme të fjalës dhe konkurrencës, për të shmangur çdo formë të deformimit në misionin, funksionin dhe aktivitetin e saj politik. Ne refuzuam ofertat për komoditet personal të pushtetit dhe zgjodhëm të përballemi me të, si rruga më e mirë për të respektuar veten, mbështetësit, integritetin dhe bindjet tona politike”, u shpreh Topi në fjalën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura