Doshi pyetet rreth 3 orë në prokurori, u vërtetua se s’ka video ku deputeti kërcënon Bamin, avokatët: Rrëzohen dy akuza (FOTO)

Apr 23, 2015 | 12:43
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Për 2 orë e 40 minuta deputeti i Shkodrës Tom Doshi u mor sot në pyetje ‘si person në hetim’ në Prokurorinë e Përgjithshme. 

Doshi duke u futur në prokurori

Pas përfundimit të marrjes në pyetje avokatët e Doshit deklaruan se në sendet e sekuestruara “s’ka asnjë video apo regjistrim” që inkriminon deputetin e Shkodrës.

“Në sendet e sekuestruara nuk ekziston asnjë fakt inkriminues për Doshin. S’ka asnjë video apo regjistrim…”, thanë avokatët për gazetarët.

U pyet si i pandehur apo si person në hetim?

Në hetim…

Avokatët e Doshit

U komunikua akuzë nga prokuroria?

Nuk është komunikuar asnjë akuzë…,fazë paraprake.

Më datë 28 do kërkoni lirim në Gjykatën e Lartë?

Po, provat është se në sendet e sekustruara s’ka…

A u pyet për rrethanat e faktit?

U pyet për aktet e ekspertimit, për rrethanat e faktit jo se ka dhënë sqarime, shpjegime.

Bien dy vepra…, deklarimi i rremë që nuk shkon paralelisht me kallëzimin dhe kanosja. 

Do vijë prapë zoti Doshi në prokurori?

S’besoj, ndoshta për të formalizuar një akuzë konkrete ose përfundimit të hetimeve me një akuzë ose pa akuzë, aktualisht prokuroria s’është se ka zbuluar diçka të rëndësishme.
 

Tom Doshi mberrin ne Prokurori

I shoqëruar nga policia, Doshi u paraqit në prokurori në orën 10:00.

Avokatët e Tom Doshit kanë depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për deputetin e Shkodrës, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’ nën akuzat e “kanosjes për deklarime e dëshmi, ekspertim, ose përkthim të rremë”, “kallëzimit të rremë” dhe “deklaratave të rreme përpara prokurorit”.

Dy ditë më parë Gjykata e Lartë shtyu seancën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj deputetit Doshi. Shkak i shtyrjes së kësaj seance u bë mungesa e dy anëtarëve të Kolegjit Penal Artan Zeneli dhe Guxim Zenelaj. 

Pas shtyrjes së seancës avokatët thanë në një prononcim për mediat se duhet të ndryshojë masa e sigurisë pasi deputeti po pengohet të ushtrojë funksionin e tij publik, atë të ligjvënësit të zgjedhur nga populli.

“Janë të gjitha rrethanat që lejojnë ndryshimin ose revokimin e masës…Zvarritja është e pajustifikuar edhe pse prokuroria pretendon se po vepron me shpejtësinë e dritës. Deputetit ende s’i është formuluar një akuzë kontrete, ende si janë bërë me dije akuzat mbi të…Është shqetësuese për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, tha avokati i Doshit, Vladimir Meçi, sipas të tij ata do t’i drejtohen deri Gjykatës Kushtetuese e më pas asaj Europiane. 

Sakaq pak ditë më parë u mësua se në laptop-in e deputetit Tom Doshi, i sekuestruar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për llogari të hetimit ndaj tij, nuk ekziston një video ku ai kërcënon me armë Durim Bamin.

Mungesa e kësaj videoje në radhën e provave të zotëruara nga Prokuroria u përmend më herët edhe në vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 28 mars, që caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për deputetin.

“Sipas deklarimeve të të pandehurit Durim Bami, ekziston dhe një videoregjistrim tjetër, i kryer në një banesë të deputetit Tom Doshi në qytetin e Durrësit, për të cilin ai deklaron se është detyruar nga deputeti Tom Doshi, nën kërcënimin e armës, që të deklarojë para kamerës në lidhje me fakte të pavërteta për organizimin e vrasjes së tij nga kryetari i Kuvendit, z.Ilir Meta dhe persona të tjerë, emrat e të cilëve i janë diktuar nga deputeti Tom Doshi. Ky filmim, sipas të pandehurit Durim Bami, disponohet nga shtetasi Tom Doshi, por nuk është vënë në dispozicion të hetimit. Nga analiza e veprimeve hetimore të deritanishme, rezulton se ngjarja nuk është e vërtetë”, thuhet në vendim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura