Tjetër sulm me armë në një kampus universitar në SHBA, ka të lënduar

Feb 23, 2018 | 18:59
SHPËRNDAJE

Tjetër sulm me armë është shënuar në një  kampus universitar në jug të SHBA-së.

Mediat e huaja raportojnë se dy persona janë plagosur mbrëmjen e djeshme në kampusin universitar të Luizianës.

Burime zyrtare nga policia konfirmuan incidentin dhe thanë se shumë individë janë të implikuar në këtë ngjarje.

482691137

“U dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Dy individë u plagosën por nuk janë në rrezik për jetën”, shtoi kryesia e këtij institucioni, duke theksuar se kampusi nuk është më i kërcënuar.

Kjo ngjarje ka ndodhur pas masakrës në një universitet në florida, ku 19 vjeçari Nikolas Cruz vrau të paktën 17 nxënës.

Po ashtu SHBA ndodhet në një debat të madh për për mbajtjen e armëve të zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura