Tifozët ekstremistë: Do t’i vëmë flakën Tiranës po s’u lirua Ballisti

Oct 8, 2015 | 8:40
SHPËRNDAJE

Një grupim, i quajtur ‘Brigadat e Kuqe’ kanë dhënë ultimatum për lirimin e Ismail Morinës. Sipas tyre, serbëve do u bëhet pritja që meritojnë, si armiq tanë.

Per kete rast, Ministria e Puneve të Brendshme ka bërë të ditur se është duke hetuar këto kërcënime që janë shpërndarë me email nëpër media të ndryshme.

tifozet-klercenimi]

“Pavarësisht masave, ne do e tregojmë veten. Serbëve do iu bëhet pritja që meritojnë. Pritja e serbëve, siç e meritojnë armiqtë tanë. Do t’i tregojmë botës se jemi shqiptarë”, kanë shkruar në emailet e tyre Brigadat e Kuqe, transmeton “News24”.

Ata kanë kërcënuar se nëse do të ndërhyhet, do të ketë gjakderdhje.

“Nëse ndërhyni mbi ne, do ketë gjakderdhje. Nuk na shkel njeri, jemi shqiptarë ja vdekje, ja liri!”, shkruajnë ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura