“Thoni që e ka Erioni inatin me këtë”- Braçe me tone kritike ndaj qeverisë: Jepini zjarrfikësve atë që meritojnë, nuk mund t’i rritet paga njësoj si administratës

Oct 6, 2022 | 12:57
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi në Kuvend tjetër rritje page për kategorinë e zjarrfikësve.

Ai u shpreh se ata nuk mund të trajtohen si administrate me të njëjtën rritje page, por shtoi se duhet të marrin atë që meritojnë në raport me punën e vështirë që bëjnë.

Braçe u ndal edhe te shpërndarja e naftës falas për fermerët duke thënë se shumë prej tyre nuk e kanë marrë.

“Gjithë bota ka problem prodhimin, ne kemi problem shitjen. Nëse do e bëjmë vaj ullirin si do e shesim. Problemi më i madh që merren me këtë kulturë është sistemi fiskal. E ka dërrmuar grumbullimin dhe përpunimin. E ka bërë copash përpunimin e drejtë dhe të ndershëm. Kjo është një çështje që duhet diskutuar tani. Njëherë të vetme të mendojmë për këtë gjë. Për dëmin që i ka sjellë kjo skemë bujqësisë.

Bujqësia është zhvendosur te tokat me qira. Qiradhënësi që ju e kërkoni këtu që të firmosë këtu dhe të paraqitet vetë me kartën e identitetit është në emigrim. U bënë muaj që e them këtë gjë. Thoni që e ka Erioni inatin me këtë apo atë por duhet bërë tani. Nafta duhet të shkojë deri në fund tani. Në Lushnje janë shumë familje që nuk e kanë marrë ende naftën. Ne kemi mbështetur prodhimin më të madh bujqësor të vendit. Njerëzit sot duhet të jenë me plugë në fusha.

Është e mirëpritur çdo rritje pagash. Por unë vazhdoj të insistoj te zjarrfikësit. Qeveria duhet ta kuptojë njëherë e mirë që ata nuk punojnë në zyra. Nuk mund të trajtohen njësoj si ata. Meritojnë një rritje page në përputhje me rrezikun e tmerrshëm të punës që bëjnë. Puna e tyre është Akoma më e rrezikshme në përballje me fatkeqësitë natyrore. Tani është koha që këto kategori të marrin atë që meritojnë në raport me punëve  vështirë që bëjnë”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura