“Thoni nuk votojmë se s’keni votuar propozimet tona”- Balla i përgjigjet opozitës për projektligjin e ‘Prefektit’: Ky nuk është argument, është lojë kalamajsh

Apr 18, 2024 | 13:22
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, u është përgjigjur deputetëve të opozoutës, në lidhje me qëdrimet e tyre për ndryshimet në ligjin për Prefektin e Qarkut.

balla

Balla tha se folën tre kolegë të opozitës dhe secili mbajti qëndrime të ndryshme, ndërsa argumentin e Jorida Tabakut e cilësoi ‘lojë kalamajsh’.

Deri tani kanë folur tre kolegë të opozitës, njëri tha të propozohet roli, njëri tha pse po e forconi apo doni të kontrolloni kryetarët e bashkisë, doli një tjetër dhe tha duhet ta shkrini, tani a ka mundësi të themi pse nuk po e votoni ligjin.

Unë mirëkuptoj që jeni pa kokë, e pashë mënyrën sesi u mor vendimi për të votuar kundër këtij ligji në sallë, tani unë nuk gjej dot lidhje kur ju qaheni kur reformën administrative territoriale. Keni qenë tallur.

Ju thatë që nuk votojmë sepse ju nuk keni votuar propozimet tona, ky ishte argumenti juaj. Tani, ky nuk është argument, por një lojë kalamajsh.

Insistoj, që deri kur të vijë votimi, edhe opozita duhet ta votojë”, tha Balla.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura