Thirrje për aplikim/ SHPK Buquku po kërkon një ofertues

Feb 20, 2020 | 11:30
SHPËRNDAJE

buquku
Thirrja për aplikim

SHPK Buquku po kërkon një ofertues/kontraktor/kompani të interesuar dhe të kualifikuar që të dorëzojë një ofertë/propozim për mallrat si në vijim: Furnizim me makineri për përpunimin e mishit dhe pajisje tjera sipas specifikacionit teknik të parqaitur në dosjen e këtij tenderi. Kompanitë e interesuara duhet të kontaktojnë direkt tek SHPK Buquku nëpërmjet  e-mailit [email protected]  për të kërkuar një Ftesë për Kuotim tek adresa e cekur më poshte:

–  Emri i përfituesit:        SHPK Buquku

–  Adresa:                      Fabrika Buquku, Fshati, Brestovik, Pejë

Ofertat/Propozimet duhen dorëzuar tek adresa e përfituesit  me datën 05 Mars 2020 ora 15.00. Ofertat e dorëzuara pas kësaj date dhe ore do të refuzohen automatikisht.

Projekti:

“Investime në linja të reja të përpunimit të mishit dhe zhvillimi i produkteve të reja në industrinë e mishit” financohet nga Republika e Kosovës – Ministrisë së Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Numri i kontratës: Nr. 304/2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura