Testimi i mjekëve, Beqaj: Nuk ndryshon marrëdhëniet e punës. Nuk cënohet e drejta e shpërblimit

Feb 25, 2015 | 7:07
SHPËRNDAJE

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka folur sot për testimin e mjekëve dhe infermierëve. Beqaj tha se testimi nuk ndryshon marrëdhëniet e punës.

Ministri Beqaj

“Nuk ndryshon e drejta e ushtrimit të profesionit”, tha ministri gjatë nënshkrimit të kontratës kolektive të punës, e cila bëhet me një afat 3-vjeçar. Beqaj tha se nuk cënohet as e drejta e shpërblimit. 

Ndërkohë mjekët dhe infermierët kanë nisur prej javësh një valë protestash kundër testimit që sipas tyre është i paligjshëm dhe kanë hartuar edhe një peticion ku kërkojnë kushte më të mira pune dhe dorëheqjen e ministrit Beqaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura