Tërheqja e trupave ruse nga rajoni verior/ Zelensky akuzon Moskën: Kanë lënë pas mijëra mina të pashpërthyera! Kthimi në këto zona është i rrezikshëm

Apr 12, 2022 | 8:19
SHPËRNDAJE

Presidenti Volodymyr Zelensky, u shpreh gjatë mbrëmjes së djeshme se trupat ruse të cilët po tërhiqen nga rajoni verior i Ukrainës, kanë lënë prapa me mijëra mina toke.

volodymyrzelenskuy

Në një videomesazh gjatë mbrëmjes, Zelensky tha se ky akt përbën një krim lufte.

“Në ato zona, rusët kanë lënë qindra mijëra mina e granata të pashpërthyera. Ekipet tona po punojnë për largimin dhe neutralizimin e tyre” – tha Zelensky.

Ai shton se pushtuesit kanë lënë mina edhe brenda godinave të banimit, përveç fushave dhe rrugëve.

“Ata bënë çdo gjë qëllimisht për të siguruar që kthimi në këto zona të ishte sa më i rrezikshëm. Për shkak të veprimeve të ushtrisë ruse, territori ynë sot është një nga më të kontaminuarit nga minat në botë”, tha Zelensky.

Ai i quajti këto veprime “krime lufte” që synojnë “të vrasin ose gjymtojnë sa më shumë nga njerëzit tanë”, duke shtuar se trupat nuk do ta kishin bërë këtë pa urdhra të qartë nga udhëheqja ruse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura