Tentoi të vriste italianin brenda lokalit, arrestohet shqiptari që e la të plagosur

Mar 11, 2020 | 10:42
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e tentativës për vrasje.

poicia

Mediat fqinje shkruajnë se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.M, 40-vjeç.

Shqiptari u gjurmua në provincën e Padovës, pas një hetimi të kryer nga policia e Ostunit.

Ai dyshohet të jetë autori i plagosjes së një italiani brenda një bari në Carovigno, natën e 21 janarit.

Me njëherë pas ngjarjes policia siguroi prova të domosdoshme dhe identifikoi autorin, duke nxjerrë për të edhe një urdhër arresti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura