Tensioni në Kosovë pas arrestimit të Albin Kurtit, LSI: Dialogu politik, e vetmja zgjidhje

Nov 29, 2015 | 12:38
SHPËRNDAJE

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë pas arrestimit të ish-liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Albin Kurti3

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në emër të LSI-së tha se përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe se qeveria e opozita duhet të rivendosin dialogun politik ti të vetmin mjet për të zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit. Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo forme përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin,institucionet dhe kuadrin kushtetues”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura