Tensionet e reja nga pala serbe me bllokimin e qytetarëve kosovarë në kufi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel

Apr 18, 2024 | 8:39
SHPËRNDAJE

Si pasojë e tensioneve të reja të krijuara nga pala serbe, me bllokimin e kosovarëve në pikat kufitare të Serbisë, sot në Bruksel, Bashkimi Evropian do mbajë një takim në nivel kryenegociatorësh.

NEGOCIATA

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur u pyet për një takim të mundshëm mes palëve.

Një takim mes palëve e kishte paralajmëruar edhe para tri ditëve ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, megjithatë jo për të tilla tensione të krijuara dje në kufi, veçse për çështjen e dinarit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura