Tension pas ndeshjes së Kategorisë së Parë, vepron FNSH-ja

Jul 4, 2020 | 21:27
SHPËRNDAJE

Sfida Veleçiku-Tërbuni, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës pukjane 2-3 prodhoi debate dhe acarime mes dy kampeve pas përfundimit të takimit.
terbuni-puke-fk-veleciku-koplik-8689985
Në sfidën e luajtur në “Reshit Rusi” të Shkodrës, tensioni mes palëve ka vazhduar për gati një orë. Skuadra e Veleçikut është bllokuar në ambjentet e “Reshit Rusit” dhe ka mundur të largohet pas mbërritjes së forcave të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH).

Situata më pas është normalizuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura