Telefonata me Putin, zbardhen detajet. Ja për çfarë bisedoi Trump me të

Jan 29, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

Mediat ruse kanë zbardhur detaje nga biseda telefonike mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Trump1Kështu, sipas “Russian Today”, Trump dhe Putin kanë folur më shumë për një ngrohje të marrëdhënieve mes dy vende, si edhe për çështje të sigurisë globale dhe bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

“Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të bërë përpjekje të prekshme për të stabilizuar dhe zhvilluar më tej bashkëpunimin ruso-amerikan në një perspektivë konstruktive dhe reciproke”, tha një burim nga Kremlini për RT.

Gjithashtu, mësohet se biseda ka zgjatur rreth 50 minuta dhe tema kryesore ka qenë siguria nga terrorizmi, lufta ndaj ISIS-it dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, raporton “Panorama”.

Pozitivja e bisedës ka qenë se Trump dhe Putin kanë shprehur vullnet për t’i çuar marrëdhëniet mes dy vendeve në një nivel tjetër, më të ngrohtë se ai i mëparshmi.

Dy liderët shprehën gaditshmëri për të bashkërenduar aksionet ndaj Shtetit Islamik në Siri, thotë burimi i RT.

Para se të telefononte Putinit, Trump pati edhe një bisedë me Merkel për më shumë se 45 minuta nga Shtëpia e Bardhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura