Të shtëna me armë zjarri në qendër të Athinës, 3 shqiptarë në pranga

Jul 4, 2018 | 19:15
SHPËRNDAJE

Tre shqiptarë raportohet se janë arrestuar pas të shtënave me armë që u shënuan në qendër të Athinës orët e para të mëngjest të sotëm në vrazhdën e një konflikti.

720_582973_0ccdd7ea5b_a6082c16e7bd0d74

Siç raportojnë mediat greke: pas marrjes së alarmit për të shtëna, efektivë të policisë shkuan në vendngjarje dhe arrestuan 3 shqiptarët rrugën “Mavromatheion”, nën dyshimin se kanë gisht me konfliktin e armatosur.

Nuk është raportuar për persona të plagosur nga të shtënat, ndërsa identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur nga mediat greke. Megjithatë, raportohet se ata janë të moshës 28, 29 dhe 42 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik të tre shqiptareve, policia sekuestroi një pistoletë 9mm dhe një total prej 13.000 eurosh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura