“Askush të mos mungojë”- Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe ministrat! Zbulohen detaje nga takimi

May 7, 2024 | 7:48
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit.

rama

Përmes një postimi në rrjetet sociale,  kreu i qeverisë është shprehur se pjesë e diskutimit do të jenë tema si qeverisja, ligji, korrupsioni, por edhe një nismë e re kombëtare për Shqipërinë e vitit 2030.

Rama zbuloi po ashtu se do të ketë një adresim për Grupin Parlamentar të socialistëve dhe Kabinetin Qeveritar, duke paralajmëruar kështu një fjalim të gjatë me fokus riorganiziminne PS, por edhe zhvillimet e fundit politike.

Që dje u mësua se është kërkuar që asnjë të mos mungojë, pasi mbledhja konsiderohet shume e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake qe lidhen me rienergjizimin e partisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura