Të shtëna më armë zjarri, katër persona përfshihen në një konflikt, dy prej tyre vëllezër. Policia zbardh ngjarjen dhe shpall në kërkim autorët

Jul 17, 2023 | 14:10
SHPËRNDAJE

Disa persona janë konfliktuar në Elbasan, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas policisë, në konflikt janë përfshirë dy vëllezër dhe dy persona të tjerë.

6a7aa5a2-8457-4439-8197-8089236e3606

Raportohet se një 28-vjeçar dhe një 44-vjeçar u shpallën në kërkim pasi gjatë konfliktit me dy vëllezër kanë qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë në pranga është vënë  një 40-vjeçar, për përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Njoftimi i policisë

U konfliktuan me 2 shtetas (vëllezër), për motive të dobëta, dhe gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit e implikuar në këtë rast. Vijon puna për kapjen e tyre.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, për përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi dhe përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet 4 shtetasve, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar punën për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër).

Vijon puna për kapjen e shtetasve A. S. dhe E. Ç., si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit A. S. dhe E. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura