Të shtëna me armë gjatë një koncerti në New Jersey, 20 të palgosur dhe 1 i vdekur

Jun 17, 2018 | 14:42
SHPËRNDAJE

Një person i armatosur mbeti i vdekur dhe 20 të tjerë u plagosën, nga të cilët katër janë në gjendje të rëndë gjatë në një festival të arteve në New Jersey.

Dy të dyshuar filluan të qëllonin rreth orës 3 të mëngjesit në festivalin Art All Night, sipas Angelo Onofri, një prokuror i Mercer County. Një nga të dyshuarit, një 33 vjeçar, u vra, shtoi më tej prokurori për mediat e huaja.

gettyimages-693363086_large

Rreth 1.000 njerëz morën pjesë në festival dhe të shtënat filluan një rrëmujë, thanë autoritetet.

Një nga të pranishmit tha se ai dhe vëllai i tij ishin në këtë ngjarje kur dëgjuan zhumrën e armës dhe pastaj nisën të vraponin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura