“Të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nëpër ‘hotelet’ e Italisë”- Bardhi sfidon kryebashkiakun e Vaut të Dejës me një tjetër pyetje

Sep 16, 2019 | 17:22
SHPËRNDAJE

Teksa kryebashkiaku i Vaut të Dejës paralajmëroi padi ndaj sekretit të përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, ky i fundit e sfidon me një tjetër pyetje, se ku kishte bujtur më 24 janar 1996.

bardhi

Bardhi paralajmëroi fakte të tjera ditët në vijim në lidhje me këtë datë.

Postimi i plotë:

Mark Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994. Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.

Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.

Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.

p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura