Të izoluar nga uji brenda në banesë, policia evakuon dy familje në Shkodër! Një person përfundon në spital (VIDEO)

Nov 20, 2022 | 15:59
SHPËRNDAJE

Dy familje që ishin izoluar nga uji në Shkodër pas motit të keq, janë evakuar nga forcat e policisë.

policiashkoder

Lajmin e bëri të ditur vetë policia përmes një njoftimi, ku bëhet me dije se njëri prej pjesëtarëve të familjes është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Ndërkohë policia bën me dije se të gjitha shërbimet e tyre në të gjithë vendin, kanë kaluar në shërbim të përforcuar dhe janë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndhmë banorëve, në rast nevoje.

Policia e Shtetit:

Shkodër/Policia evakuon 2 familje që ishin izoluar nga uji, për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq.

Grupi i evakuim-shpëtimit dhe grupi alpin i FNSH Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Ajasem, në Shkodër, dy familje ishin zoluar nga uji dhe se njëri prej pjesëtarëve të familjeve ishte i sëmurë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore, janë nisur menjëherë në drejtim të tyre, së bashku me mjetet lundruese që FNSH ka në dispozicion për rastet e evakuim-shpëtimit.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e pjesëtarëve të të dyja familjeve, si dhe dërgimin në spital, të njërit prej tyre, i cili pas ndihmës mjekësore u dërgua në banesën e të afërmve të tij.

Nisur nga situata e krijuar, të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin kanë kaluar në shërbim të përforcuar dhe janë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndhmë banorëve, në rast nevoje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura