“Të gjithë mund të bëjnë gabime”- Putin: Të burgosurit rusë të vrarë në luftën e Ukrainës e “pastruan” plotësisht veten

Sep 29, 2023 | 21:25
SHPËRNDAJE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur se të burgosurit rusë që morën pjesë në luftën në Ukrainë e “pastruan” tërësisht veten.

putini

Sipas mediave të huaja, komentet Putin i bëri në një dalje publike me zyrtarë të tjerë të lartë.

“Të burgosurit rusë që morën pjesë në luftën në Ukrainë dhe vdiqën e pastruan plotësisht veten”, tha Vladimir Putin, sipas AFP.

“Ata kanë vdekur! Të gjithë mund të bëjnë disa gabime, ata bënë dikur. Por ata dhanë jetën e tyre për atdheun dhe e pastruan plotësisht veten”, vijoi ai më tej.

Në fillim të këtij viti u raportua se të dënuarit rusë po dërgoheshin në vijën e frontit për të ndihmuar ushtrinë ruse.

Neë York Times raportoi se ministria ruse e Mbrojtjes kishte regjistruar mijëra të burgosur nga burgjet e vendit në njësitë speciale të quajtura “Storm Z” në shkurt.

Kujtojmë se që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, pas agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj vendit fqinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura