Kreu i SYRIZA-s mbërrin në Shqipëri, ndalesa e parë në shkollën e Bularatit në Dropull! Ja kush e shoqëronte

May 9, 2024 | 9:31
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i SYRIZA-s, Stefanos Kasselaqis takim në zonën e Dropullit. Ndalesa e parë e tij në shkollën e Bularatit me drejtues të Zyrës Arsimore Finiq – Dropull. Në takim është i shoqëruar nga konsulli grek në Gjirokastër Dimitrios Sacharidis, kryqtari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli.

kreu i syrizas

Gjatë këtij takimi të parë ai u njoh me një ekspoze të arsimit grek në zonën e minoritetit dhe problemet e tyre.

Turi i takimeve paraelektorale nisi nga Janina. Herët në mëngjes Kasselaqis zhvilloi takim në Kallpaq të Janinës dhe do të vijojë takimet në zonën e Dropullit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura