FOTO/ Fjolla Morina e mbajti të fshehtë, por vajza e saj zbuloi imazhin e partnerit të ri të këngëtares

May 9, 2024 | 9:38
SHPËRNDAJE

Vajza e këngëtares së njohur Fjolla Morina, ka zbuluar imazhin e të dashurit të ri të nënës së saj, duke i dhënë fund aludimeve për një rikthim të këngëtares me Fisnik Sylën.

fjolla morina i dashuri i ri

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, vajza e këngëtares ka ndarë një foto të çiftit, ku ka falenderuar partnerin e nënës së saj për respektin që i ka dhënë.

“Faleminderit që jeni krahu i djathtë i mamit dhe faleminderit për respektin që më jepni”, ka shkruar ajo.

fjolla morina i dashuri i ri

Kujtojmë që ditë më parë, ish-partneri i saj Fisnik Syla bëri “lëmsh” rrjetin duke publikuar një video të këngëtares duke nxitur spekulime për ribashkim.

Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar nga Fjolla dhe së fundmi duket se ajo vulosi spekulimet duke publikuar foto me partnerin e saj të ri.

Edhe vetë këngëtarja ka ripostuar postimin e të bijës në profilin e saj në rrjetet sociale, por duke u kujdesur ti mbulojë atij imazhin me një emoji zemre në fytyrë.

fjolla morina i dashuri i ri foto

Fjolla duket se ka gjetur sërish personin e zemrës pas ndarjes nga biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak vite më parë në Maldive, por që përfundoi me ndarje dhe akuza të ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit.

Pas ndarjes, këngëtarja shfaqi probleme të shëndetit mendor dhe u shtrua në spital.

fjolla morina (2)

Këto lajme i ka mbështetur edhe vetë nëna e artistes, Servete Rexha, e cila pranoi se vajza e saj ka probleme të shëndetit mendor dhe i kërkoi falje publikisht personave që ka akuzuar Fjolla.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje. Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e këngëtares, e cila mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.”, ka thënë nëna e Fjollës.

fjolla morina2 fjolla morina3 fjolla-morina fjolla morina4 fjolla morina5 fjolla-morina-4 fjolla-morina4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura