“Të çlirohen operatorët turistikë nga taksat”- Berisha akuza Ramës se shkatërroi turizmin: Kërkohet ndërhyrje emergjente

Aug 5, 2022 | 12:20
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar Edi Ramën se me mos kontrollin e çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore, qeveria i ka dhënë një goditje turizmit këtë verë.

Për këtë arsye Berisha ka kërkuar çlirimin e operatorëve turistikë nga taksat si dhe indeksimin e të gjitha çmimeve të produkteve të tjera ushqimore, në ndihmë të turizmit.

Sali Berisha: “Qytetarët i kanë dhënë afat 72 orë! Uroj të merren vendimet e duhura, por natyrisht PD mbështet fuqishëm protestën e drejtë të qytetarëve për një krim të rëndë shtetëror për pashembullt ndonjëherë në historinë e turizmit shqiptar.

Keni dëgjuar ndonjë masë nga Rama për të mbështetur turizmin. Nuk gjejnë punonjës dhe punëtor, siç blen like në Bangladesh ka ndërmend të zëvendësoj krahun e punës me Bangladeshi. Standardin e botës virtuale e përdor për botën reale. Ndërhyrje emergjente është e domosdoshme, çlirimi i operatorëve turistike nga taksat, indeksimi i të gjitha çmimeve është rruga e vetme, indeksimi për të gjithë çmimet, për familjarët, klubet, restorante, hotele. Sepse në këtë mënyrë po falimenton sektori ku shqiptarët kanë investuar gjithçka kanë pasur. Turizmi po përjeton një dramë të madhe si rezultat i politikave të Edi Ramës. Arriti me Bordin dhe korrupsionin e tij të shkatërrojë dhe turizmin.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura