Tatimi i profesioneve të lira/ Jorida Tabaku: Sistem ku puna penalizohet, sipërmarrja “gjobitet” dhe hajdutëria ngrihet në piedestal

Apr 13, 2024 | 10:56
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka deklaruar se Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar këstet për tatimin tek profesionistët e lirë, sipas saj, “me një nxitim të pashpjegueshëm dhe të padrejtë”, pasi ende nuk ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

tabaku

Deputetja Tabaku u shpreh se njoftimi i kësteve janë abuzuese, duke shtuar “i kërkohet profesionisteve të vetëdeklarojnë xhiron vjetore, të deklarojnë mënyrën e pagesës e detaje të tjera që cënojnë çdo parim normal të funksionimit të biznesit”.

“Nxitimi i Drejtorisë së Tatimeve është ajo e një qeverie që do të përfitojë  nga rasti për t’u marrë djersën e ballit një shtrese që punon për të rritur të ardhurat sipas ligjit dhe që vë në funksion të shoqërisë dijen dhe eksperiencën e tyre”, u shpreh ligjvënësja demokrate.

Deputetja Tabaku theksoi se ky është një sistem ku puna penalizohet, sipërmarrja “gjobitet” dhe hajdutëria ngrihet në piedestal.

 

Reagimi i plotë i Tabakut:

Nderkohë që jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin edhe vendimin ndaj padisë së dërguar mbi Tatimin e Profesioneve të Lira, Drejtoria e Tatimeve njofton këstet për tatimin tek profesionistët e lirë me një nxitim të pashpjegueshëm dhe të padrejtë.

Njoftimet e publikuara dhe që më janë nisur në masë nga profesionistët e lirë janë abuzuese. Siç e kam paralajmëruar i kërkohet profesionisteve të vetëdeklarojnë xhiron vjetore, të deklarojnë mënyrën e pagesës e detaje të tjera që cënojnë çdo parim normal të funksionimit të biznesit.

Nxitimi i Drejtorisë së Tatimeve është ajo e një qeverie që do të përfitojë  nga rasti për t’u marrë djersën e ballit një shtrese që punon për të rritur të ardhurat sipas ligjit dhe që vë në funksion të shoqërisë dijen dhe eksperiencën e tyre.

Çfarë është ky sistem ku puna penalizohet? ku sipërmarrja “gjobitet” e hajdutëria ngrihet në piedestal? A e mendoni një sipërmarrës ekonomist apo audities, një farmacist a një të ri ne fushën e teknogjisë së informacionit se cfarë modeli i ofrojmë? Mbitaksojmë padrejtësisht iniciativën e lirë e promovojmë me lehtësira fiskale dhe zero taksa  korrupsionin në tendera e koncesione!

Gjykata kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim padinë e grupit parlamentar të PD dhe palëve të interesuara si auditët, kontabilistët, juristët e noterët që janë tashmë të depozituara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura