“Tashmë është një luftë reale kundër Perëndimit”/ Lavrov: SHBA nuk ka qenë kurrë dakord për negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

Jan 23, 2023 | 18:18
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov pretendon se shtetet perëndimore kanë refuzuar negociatat mes Moskës dhe Kievit që në fillimet e luftës në Ukrainë.

saergeilavrov

Lavrov pretendon se Rusia nuk i ka refuzuar kurrë negociatat me Ukrainën dhe janë ende të gatshëm për bisedime, por sipas tij, SHBA dhe shtetet e tjera perëndimore kanë këshilluar Kievin që të mos ulet për diskutime.

Gjatë vizitës së Lavrov në Afrikën e Jugut, ai tha se tashmë lufta në Ukrainë është kthyer në një konflikt me perëndimin, teksa kritikoi vendet perëndimore për furnizimin me armë të Kievit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura