‘Tapë në timon dhe pa leje drejtimi’, arrestohen 30 drejtues mjetesh. ‘Rrugorja me dorë të hekurt’, vendos mijëra gjoba për ‘shkelësit e rregullave’

Jul 16, 2023 | 15:48
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore ka arrestuar dhe proceduar penalisht 30 persona, pasi janë kapur në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, duke thyer rregullat e qarkullimit.

Capture

Mësohet se janë gjobitur dhe 575 të tjerë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 1249 për mosvendosje të rripit dhe 805 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️Gjatë javës që lamë pas 30 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

▫️Janë vendosur 30 masa administrative që parashikojnë pezullim të lejes së drejtimit, për të cilat është shprehur pëlqimi për konvertim me pagesë sa dyfishi i maksimumit të gjobës, për shkelje si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 575 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

▫️387 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

▫️1249 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

▫️Janë vendosur 805 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura